“Arrëthyesi” mbyll sezonin në TKOB
Balerinët dhe muzikantët e Teatrit të Operas dhe Baletit do të sjellin në jetë, “Arrëthyesin”, baletin e ndërtuar mbi një nga kompozimet më të bukura të Tchaikovsky.
Muzika do të dirigjohet nga Ricardo Casero, dirigjenti i njohur spanjoll. Në koreografinë e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, rolet kryesore, Klara, do të kërcehet nga Ledia Sulaj dhe Erisa Gina, ndërsa princi nga Ervis Nallbani.
Në përrallën e Ernst Hoffmann, e që në çdo teatër të botës, ngjitet në skenë për Krishtlindje, interpretojnë edhe fëmijët e shkollës së baletit.
Historia e Klarës,që për Krishtlindje i dhurojnë një arrëthyes prej druri dhe pas një ëndrre, ku lodra e saj fiton betejën më një ushtri minjsh dhe shndërrohet në një princ të bukur, është shfaqja që mbyll edhe sezonin tre mujor në Teatrin e Operas dhe Baletit, institucioni i cili është në pritje të rikonstruksionit të premtuar.
28 dhe 29 janë datat e ngjitjes në skenë të “Arrëthyesit”./ TV KLAN