Grabitet kazinoja në kryeqytet
“Dy persona të armatosur, me thikë dhe me psitoletë, si dhe të maskuar me kapuç hynë mëngjesin e kësaj të mërkure, në këtë kazino në “Rrugën e Elbasanit” duke kërcënuar operatorin me armë i kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekë të reja.”
Pas grabitjes autorët janë larguar në këmbë. Hetuesit fillimisht morën deklarimet e dy operatorëve, të rojeve të sigurisë e dëshmitarëve të tjerë në vendin e ngjarjes.
Ekspertët kriminalistë nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë vlefshme për identifikim në vendin e ngjarjes.
Gjithsesi hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së kazinosë, si dhe të disa bizneseve të tjera aty pranë, për të zbuluar drejtimin e lëvizjes së autorëve, por edhe identifikimin e mundshëm të tyre.
Pas ngjarjes policia ngriti postblloqe dhe pika kontrolli në të gjithë zonën, ndërsa u shoqëruan në komisariat rreth 7 persona.
Pas intervistimit të tyre policia i la të lirë, ndërsa po verifikohen persona të tjerë të dyshuar të njohur nga policia për aktivitetin e tyre me tendencë grabitjet. Kjo është grabitja e dytë që ndodh në kryeqytet në vigjilje të festave te fundvitit.
Më 19 dhjetor një filial i nivelit të dytë të një bankë në Tiranë u sulmua me armë, ndërsa autoret mundën të merrnin një shumë prej 10 mije eurosh./ TV KLAN