Hapet treg i ri fruta-perime në Njësinë 2


Hapet treg i ri fruta-perime në Njësinë 2

11:36 28/12/2016 https://youtu.be/lAUrsNqldZI

52 fermerë, nuk do t’i shesin më prodhimet e tyre ne rrugë, apo hyrje pallatesh në mënyrë të paligjshme, por në një treg me standarde dhe higjiene. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në çeljen e tregut të ri te fruta perimeve në Njësinë 2.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj:

Sot kemi ofruar një mundësi për 52 fermerë që të lënë rrugën, të lënë trotuarin, që familjet të mund t’i aksesojnë shtëpitë e tyre lirshëm, por ama pa u hequr mundësinë që të bëhet biznes i pastër Unë i di të gjithë ata njerëz, që në pamundësi për të bërë ndonjë punë konkrete, vënë gishtin dhe vetëm tregojnë. Por nuk zgjidhen punët e qytetit me histeri, zgjidhen duke u dhënë njerëzve një mundësi.

Spekulimet me çmimet, sipas Veliajt, vijnë si pasojë e rritjes se konsumit. Për të ndihmuar ekonominë vendase, kryebashkiaku ka ripërsëritur thirrjen e tij për tu orientuar në blerje drejt prodhimeve tona dhe jo atyre të importit. / TV KLAN






Të ngjashme