PD: Pse nuk e shkarkon Rama kryebashkiakun e Kavajës?
Partia Demokratike i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të përgjigjet se, përse nuk e shkarkon nga detyra kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Demokratët thonë se duke mbrojtur kryebashkiakun e Kavajës, kreu i qeverisë po inkurajon trafikantët dhe drogën.
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta shkarkojë Rroshin, me argumentin se ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi ka fshehur disa rekorde kriminale në formularin e vetëdeklarimit.
Por një ditë më parë Komisioni Qendror I Zgjedhjeve nuk mori një vendimmarrje dhe i kërkoi prokurorisë të dhëna shtesë për Kryebashkiakun e Kavajës dhe dy deputetët Selami e Tahiri./ TV KLAN