PD për familjet e përmbytura në Fushë – Krujë: Rama po bën fushatë me dëmshpërblimet
Partia Demokratike reagoi ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Fushë – Krujë për familjet e përmbytura. Sipas PD, Kryeministri Rama po bën fushatë me familjet që u përmbytën në Fushë – Krujë para 1 muaji.
“Ka 4 vjet që hedh para për luks, për zyra, për ekspozita pikture, para që po të shkonin për investime në bujqësi, në kanale kulluese e vaditëse nuk do kishte këto dëme me shiun e parë që bie”,
deklaroi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
Sipas PD, ditën kur qindra familje u përmbytën në Fushë – Krujë, Edi Rama shkoi në New York për ekspozitë pikture.
Në kulmin e fatkeqësisë, Rama i braktisi banorët,
deklaroi Zhupa.
Tv Klan