Policia sekuestron 28 kg lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva
28 kg kanabis... Është kjo sasia që ka gjetur policia e Poradecit. Efektivët kishin marrë informacione se në fshatin Vërdovë, në një banesë të amortizuar kishte një sasi lënde narkotike.
Pas kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti kanabisin të ndarë në thasë. Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia thotë se po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al