Arlind Ajeti kërkon shansin e tij te Torino
Arlind Ajeti ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë sezon me Torino, ajo nga Pisa në Kupën e Italisë. Mbrojtësi shqiptar pasi kaloi dëmtimin që zgjati disa javë është në dispozicion të trajnerit Mihajlovic, i cili ende nuk e ka aktivizuar në kampionat.
Zëra të shumtë e largojnë 23-vjeçarin nga Torino. Pescara, Empoli e Crotone do t’i garatonin një vend si titullar Ajetit sipas Toronews.net, por futbollisti i Kombëtares nuk do të largohet.
Arlind Ajeti kërkon shansin e tij me Torino ku këtë sezon ka shumë konkurrencë për formacionin. Drejtori sportiv Petrachi e vlerëson lojtarin.
Toronews.net
shkruan se më shumë e mundur është të largohet Cesare Bovo në muajin janar. Arlind Ajeti u afrua te Torino këtë sezon duke firmosur deri në qershor 2019 me opsion rinovimi edhe për 2 vite./ TV KLAN