Foto/ Burri me këmbën më të rëndë në botë


Foto/ Burri me këmbën më të rëndë në botë

11:15 29/12/2016

Në këto foto shokuese duket një burrë i cili ka një këmbë që peshon 3 kg për shkak të një sëmundjeje që e shkakton këtë. Boonthing Namphet, 42 vjeç, nga Tailanda, besohet e vuan nga limfoedema për më shumë se 10 vite.

Limfoedema është një sëmundje kronike që shkakton ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit, zakonisht në këmbë ose krahë. Ajo fillon të shfaqet kur sistemi limfatik, fillon t’i çojë të gjitha lëngjet e tepërta të trupit në atë zonë.

3BAD347000000578-4070794-image-a-2_1482933750029

Ai nuk mund të shkojë në punë për shkak se lëvizja më e vogël i sjell dhembje të tmerrshme.

Një murg në Bangkok, i cili është i njohur për ndihmën që u sjell të sëmurëve dhe të varfërve, ka apeluar për ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale. Shtëpia e tyre është bërë e pabanueshme për shkak se ata nuk kanë të ardhura për ta mbajtur dhe kështu janë të detyruar të jetojnë me të afërmit e tyre.

3BAD348000000578-0-image-a-1_1482933611776

Mugu Bhin, nga Fondacioni Ruamkatanyu ka synuar të mbledhë donacione të vogla parash për të ndihmuar Namphetin./tvklan.al





Të ngjashme