I prenë kokën sepse doli në rrugë pa burrin
Sipas organeve zyrtare të Afganistanit, një gruaje i kanë prerë kokën sepse kishte dalë në rrugë pa bashkëshortin e saj. 30-vjeçarja u qëllua disa herë me thikë para se t’i prisnin kokën.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën mbrëma në provincën e Sar-e-Pul në Afganistanin verior.
Shtypi i Lindjes së Mesme deklaron se një burrë i kishte thënë se vrasësit kishin qenë disa militantët talebanë sepse e kishin parë atë duke bërë pazar e pashoqëruar.
Deri më tani askush nuk është arrestuar për vdekjen e gruas./tvklan.al