Kaçe nis stërvitjen me PAOK


Kaçe nis stërvitjen me PAOK

16:27 29/12/2016

Përvoja e Ergys Kaçe në Çeki me Viktoria Plzen përfundoi para kohe dhe mesfushori është kthyer të PAOK, pas huazimit disa mujor.

Kaçe luajti 12 ndeshje me skuadrën çeke në të gjithë aktivitetet, por mesa duket nuk bindi drejtuesit e ekipit për të vazhduar bashkëpunimin.

Pas aventurës në Çeki, 23 – vjeçari nisi stërvitjen me skuadrën nga Selaniku, por ende nuk është e qartë se si do të veprohet me të. E ardhmja e tij varet edhe nga largimet që mund të ketë nga ekipi në Janar.

Një periudhë e keqe për futbollistin e Kombëtares. Ergys Kaçe po kthehet në çështje edhe te Kuqezinjtë, ku Gianni De Biasi nuk e preferon më.

Me Spanjën përfundoi në tribunë, ndërsa me Izraelin nuk u grumbullua fare. De Biasi e quajti një zgjedhje teknike, por duket se gjërat nuk shkojë mirë mes tyre. Ergys Kaçe u grumbullua në fazën finale të Euro 2016 duke luajtur vetëm 28 minuta me Zvicrën.

Tv Klan






Të ngjashme