STOP / Thellohet skandali i mashtrimit të invalidit nga Vladimir Cuka


STOP / Thellohet skandali i mashtrimit të invalidit nga Vladimir Cuka

21:04 29/12/2016

Emisioni ”STOP” i është rikthyer çështjes së mashtrimit të invalidit Amarildo Rushanit, ku Vladimir Cuka është prezantuar si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi, duke i marrë 7 mijë euro në këmbim të një medikamenti që gjendej në Serbi, që do ta ngrinte në këmbë atë.

Vladimir Cuka kishte deklaruar se motra e Amarildos, Redina Rushani kishte dhënë 7 mijë euro, në formë donacioni për mobilimin e Dhomës së Tregtisë.

Vetë Redina, në një intervistë për “STOP” thotë se ky është mashtrimi i radhës i Cukës. Ajo thotë se është e varfër e nuk mund të financonte një institucion.

Në Dhomën e Tregtisë Shqiptaro - Serbe nuk kanë një dokument, ku mund të mbështesin pretendimet e tyre për mënyrën sesi janë dhënë 7 mijë eurot. Vetë i sëmuri, që po jeton ditë të vështira, i shtruar në Sanatoriumin e kryeqytetit, përforcon mashtrimin e Vladimir Cukës.

nenaaa“STOP” ka sjellë në vëmendje kronikën e datës 14 dhjetor 2016 ku vetë Amarildo sëbashku me nënën e tij tregojnë për mashtrimin që i ka bërë Vladimir Cuka.

“Jam 23- vjeç dhe i jam drejtuar emisionit “STOP” pasi një person, i cili quhet Vladimir Cuka më ka marrë 7 mijë euro. Mu afrua duke pirë kafe në lokal dhe më tha se për këtë sëmundje që ke ti, unë të shëroj në Serbi. Fola me familjen për këtë problem dhe i thashë më duhen 7 mijë euro që të shërohem. Mami shkoi dhe mori kredi në bankë, që unë të shërohesha dhe më pas vajta tek noterja dhe bëra një kontratë deri në datën 30 Tetor. Vladimir Cuka duhet të më çonte në Serbi, por nuk më çoi gjatë kësaj kohe. E kam marrë në telefon, por nuk më përgjigjet, më mashtroi. Vladimir Cuka hiqej si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi dhe me këtë më ka mashtruar. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë, pasi jam në Tiranë në mes të rrugës dhe nuk kam as shtëpi asnjë gjë.”

Nëna e Amarildo tregon për “STOP”, sesi u takua djali i saj me Vladimir Cukën.

Erveshe Rushani: “

Djali më merr në telefon dhe më tha; mami më duhen disa lekë pasi më ka dalë ilaçi i sëmundjes time. E pyeta djalin si u njohe dhe ai më thotë për emrin e Vladimir Cukës. Ai i kishte kërkuar 7 mijë euro për të shëruar sëmundjen. Erdhi në shtëpi dhe u prezantua si Presidentit i Dhomës Serbi – Shqipëri. Na tha se ka një mik në Serbi, i cili do shëronte sëmundjen e djalit. Na kërkoi 7 mijë euro, pasi nëna bën çdo gjë për fëmijën. Më pas na i preu lidhjet, djalit i bëri bllok mua ma fiku telefonin. Kjo gjë na ka shkatërruar, mbyllja e telefonit. Jam shumë e lodhur nga jeta, me dy invalidë, vajzën e kam të divorcuar. Mua që 37 -vjeç më është shkatërruar jeta. Më shumë keq më vjen që i tha djalit se do shërohesh dhe tani është zhdukur. Vladimiri për mua është një mashtrues ordiner.

 

motra

Ndërkohë Redina Rushani hedh poshtë pretendimin e Vladimir Cukës, për dhënien e 7 mijë eurove për donacion Dhomës së Tregëtisë.

“Kjo nuk është e vërtetë pasi ato lekë nuk ia kam dhënë unë. Ato lekë ia ka dhënë familja ime, nëna me vëllanë gjë që unë e hedh poshtë. Ai nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument, që të tregojë që unë i kam dhënë këto lekë. Në qoftë se e tregon ai dhe ka një dokument që thotë që këto lekë i ka dhënë Redina, atëherë po e pranoj unë. Por ai nuk ka asnjë letër, këtë kontratë e ka bërë me nënën time.

Me çfarë e vërtetojmë?

 

"Tani këtë gjë unë e vërtetoj se gjërat duken. Siç e shikoni edhe ju vetë që unë jam me dy vëllezër invalid, jam me shtëpi me qera, nuk kam asnjë të ardhur që e vërteton që unë i kam dhënë ato 7 mijë euro për atë. Unë kam mbaruar universitetin, jam pa punë.”

Nëna e Amarildos tregon se një pjesë e shumës së parave që prentendohet se janë kthyer, ende nuk i ka në dorë.

Na është komunikuar që ju është kthyer një shumë lekësh prej 230 mijë lekësh të reja. Ju keni marrë lekë?

"Unë se kam takuar zotin Vladimir Cukën, që t'i marr lekët.

Dikë tjetër nga Dhoma e Tregtisë?

"Nuk i njoh të tjerët, vetëm Vladimir Cukën njoh. Ai të vij të përballet dhe të më thotë që të kam dhënë 2 milionë lekë të vjetra. Ka letra, ka vërtetuar gjë? Jo! Unë dua lekët që më ka marrë, 7 mijë euro, që i ka të regjistruara.”

amarildoMenjëherë pas kësaj historie, Amarildo është përkeqësuar nga gjendja shëndetësore dhe ai sërish thotë se Vladimiri është një mashtrues dhe shteti duhet të marrë masa për të tillë persona.

“Nuk ka lidhje fare se çfarë thotë Vladimiri. Ai është mashtrues. Lekët mi ka marrë mua. Motra s’ka lidhje fare me këtë pjesë. Ai të vijë e të përballet me mua kudo që të jetë. Unë i bëj thirrje shtetit të mos i lë këto mashtrues të ecin rrugës.”/

tvklan.al





Të ngjashme