Qëllohet për vdekje oficeri i policisë
Një polic rus është vrarë në Moskë nga një grup personash që dyshohet se mund të jenë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik.
Sipas “The Sun”, të shtënat me armë ndodhën në një stacion të braktisur Zjarrfikësje. Një tjetër oficer policie mësohet se ka mbetur i plagosur nga ky sulm. Autorët hapën zjarr kur u ndaluan nga policët dhe i kërkuan dokumente identifikimi.
Një zëdhënës i policisë tha se dyshohet që të kenë qenë të paktën 5, personat që sulmuan efektivët e policisë. Tre prej tyre mësohet se janë arrestuar, ndërsa u sekuestruan një pistoletë dhe një pushkë.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë se autoritetet shkatërruan një celulë të ISIS, në Dagestan. Ata dyshohet se po planifikonin sulme në Moskë/tvklan.al