Presidenti Nishani takon Ali Ahmetin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni.
Mësohet se në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.
Edhe kryeministri Edi Rama pati një takim me krerët e partive shqiptare në Maqedoni.
Pas takimit nuk pati deklarata zyrtare, por mësohet se në fokus ishte përfaqësimi sa më i mirë i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.
Tv Klan