Bayern Munchen në ndjekje të Hysajt
Gjermanët e Bayern Munchen vazhdojnë të ndjekin Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili ka pak kohë që ka rinovuar kontratën pëlqehet prej kohësh nga bavarezët, por pak orë para se të hapet merkato e dimrit interesimi i tyre duket më i madh.
E ka pranuar këtë Giorgio Ciaschini, i dërguar i Carlo Ancelottit për të mbikëqyrur futbollistë që militojnë në serie A. “Hysaj bën pjesë tek futbollistët e rëndësishëm dhe të perspektivës” ka thënë ai.
Veç Hysajt, Giorgio Ciaschini po vëzhgon edhe disa futbollistë të tjerë të napolit të cilët mendohet se mund të jetë në vlefshëm për Bayern. Të tillë janë Rog, Milik, Zielinski apo Diawara
Elseid Hysaj luan me Napolin që prej sezonit të kaluar. Pakn kohë me parë asi rinovoi kontratën me këtë klub deri në vitin 2021./ TV KLAN