Video/Vodhën gjysmë milioni € bizhuteri, pranga 3 shqiptarëve


Video/Vodhën gjysmë milioni € bizhuteri, pranga 3 shqiptarëve

18:45 03/01/2017

Policia e Genovas, ka vënë në pranga tre shqiptarë, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur objekte me vlerë gjysmë milion eurosh, duke përfshirë bizhuteri floriri, argjendi, ora të markave të shtrenjta si dhe valutë të huaj. Përgjithësisht shqiptarët grabisnin në zonën Castelletto dhe dy vjedhjet e fundit janë bërë gjatë natës së datës 31 dhjetorit dhe 1 Janar. Mësohet se objektet e vjedhura shiteshin në Itali dhe Shqipëri.

Nga hetimet rezulton se mosha e shqiptarëve të arrestuar është 24, 30 dhe 33 vjeç, ndërsa emrat nuk bëhen publikë për arsye hetimi. Policia italiane ka sekuestruar dhe mjetet që përdornin grabitësit për të hapur apartamentet dhe kasafortat e banesave./tvklan.al






Të ngjashme