Arsenal barazon në fund
Arsenal arriti një barazim të vështirë në fushën e Bournemouth. Takimi i javës së 20 të Premier League i zhvilluar mbrëmë u mbyll me rezultatin 3 – 3. Topçinjtë u shfaqën më të dobët në pjesën e parë.
Përgjegjës për një nga golat e pësuar ishte Granit Xhaka, i cili shkaktoi penalltinë që solli thellimin e avantazhit për Bournemouth. Arsenal u zgjua gjatë pjesës së dytë ku shmangu humbjen me 3 gola të realizuar.
Granit Xhaka dha kontributin e tij për golin e fundit me pasimin e dhënë për Oliver Giroud, duke shlyer gabimin e pjesës së parë. Me këtë rezultat Arsenal rrezikon vendin e katërt.
Sot në mbrëmje do të luhet derbi mes Tottenham dhe Chelsea kryesues. Një sukses i ekipit të Antonio Conte do të barazohej rekordi i 14 fitoreve radhazi i mbajtur nga Arsenal./ TV KLAN