Shqiptarët rrahin barbarisht italianin, për 100 euro
Një italian është rrahur barbarisht nga dy shqiptarë. 36-vjeçari italian është rrahur nga dy shqiptarët me një shufër hekuri dhe grushte. E gjitha kjo ka ndodhur për 100 euro.
Italiani kishte zbuluar se një nga shqiptarët kishte vjedhur 2 kartmonedha 50 euro në punën e tij, para Krishtlindjeve.
Ai më pas iu kishte kërkuar sqarim, ndërsa shqiptarët më pas e kishin thirrur për një takim. Gjatë “seancës së sqarimit” shqiptarët e bënë italianin për spital, duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.
Disa ditë pas ngjarjes italiani ka identifikuar nëpërmjet fotove dy shqiptarët, të cilët janë arrestuar më pas nga policia.
Ata janë kontingjent i njohur për policinë italiane, pasi ishin shpërndarës droge. Shqiptarët e arrestuar janë J.E 22 vjeç dhe N.A 30 vjeç./ tvklan.al