Mendoi se ishte me grip, vdes pas 48 orësh
Një 36 – vjeçare, e cila mendoi se e kishte zënë gripi, vdiq vetëm 48 orë më vonë nga
meningjiti
. Katie Button u kthye në shtëpi nga puna një pasdite dhe nuk ndihej mirë ndaj shkoi dhe u shtri, duke besuar se e kishte kapur gripi. Por dy ditë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe vdiq ndërkohë që ambulanca ishte rrugës.“Kishte të gjitha simptomat e gripit, është e vetmja mënyrë si mund ta përshkruaj. Nuk kishte asgjë jashtë normales”
, tha bashkëshorti i së ndjerës. Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, mjekët thanë se dyshojnë se gruaja ka vdekur nga meningjiti.*Inflamacioni i meningjitit shkaktohet nga infeksioni viral ose bakterial. Sipmtomat janë dhimbje të forta koke dhe ethe, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ngrirje të muskujve. Në rastet më ekstreme çon në konvulsione, përçartje e deri në vdekje. /
tvklan.al