ISHTI: Po abuzohet me çmimin e gazit
Abuzimi me rritjen e çmimit të gazit nga tregtarët e shumicës, të cilët kanë një licencë për të bërë mbushjen e bombulave për përdorim familjar, ka detyruar autoritetet shtetërore që të nisin kontrollet.
Inspektorati Qendor Teknik ka kontrolluar disa pika karburanti dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin bombula gazi të mbushura gati.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka lëshuar një urdhër një ditë më parë, ku udhëzon inspektorët e Tatimeve të ushtrojnë kontrolle në pikat e karburanteve, që kanë bërë rritje abuzive të çmimeve.
Në datën 4 Janar, çmimi i gazit u rrit në të gjitha karburantet me 20 – 40 përqind, pasi hyri në fuqi paketa e re fiskale, në të cilën përcaktohet vendosja e akcizës edhe për gazin e lëngshëm që përdoret vetëm për automjetet.
Tv Klan