Reportazh/ Rrënojat e Andromedas, në thellësi të ujërave shqiptare
Gazeta italiane “L’Arena” i ka kushtuar një reportazh të gjatë eskpeditave të IANTD, që çuan në zbulimin e rrënojave të luftanijes Andromeda, të fundosur në vitin 1941 në thellësi të ujërave shqiptare. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Pas 11 vitesh të dërgesës së parë, ekspeditat e IANTD u rikthyen në Shqipëri për “Regina Margherita”, me objektivin kryesor për të përkujtuar përmbushjen e një shekulli nga fundosja e luftanijes, më 11 Dhjetor 1916. Gjatë asaj nate të stuhishme, luftanija “Regina Margherita” u përplas në mënyrë misterioze në dy mina detare duke u zhdukur në dalje të Gjirit të Vlorës, mes ishullit të Sazanit dhe Kepit të Gjuhëzës. Gjatë fundosjes së luftanijes italiane vdiqën 674 marinarë dhe humbja e kësaj anije shkaktoi pasoja të rëndësishme në radhët e Marinës Mbretërore dhe në strategjinë e luftës detare. Komandat italiane thanë se bëhej fjalë për një përplasje aksidentale, ndërsa Marina Austro - Hungareze ia kreditoi fundosjen nëndetëses gjermane UC-14. Megjithatë, shkaqet që çuan në fundosen e kësaj anije nuk u sqaruan kurrë plotësisht, sepse edhe shërbimi sekret austriak ua vinte fajin sabotuesve të tij. [caption id="attachment_247060" align="aligncenter" width="848"]1912, luftanija “Regina Margherita” në dalje të portit të Tarantos (Foto e realizuar nga studio Cimpincio Taranto)
[/caption] Duke pasur parasysh rëndësinë e përvjetorit, pas marrëveshjeve të detajuara me autoritetet shqiptare, nga data 8 deri më 11 Dhjetor të vitit të shkuar, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, në Vlorë u mbajtEkspedita IANTD Regina Margherita 2016
. [caption id="attachment_247059" align="aligncenter" width="848"]Një zhytës në "kopshtin" e mbetjeve të luftanijes Regina Margherita, ku është ende i dukshëm emri REGINA M (Foto nga Michele Favaron - © IANTD srl)
[/caption] Zhytja nga ekspertët me qëllim zbulimin me rëndësi historike të anijes së fundosur, tashmë të shtrirë në një thellësi prej 66 metrash, u ndoq nga trajnerët, instruktorët dhe zhytësit ekspertë të IANTD në përdorimin e përbërjeve si Trimiksi dhe Nitroksi, me aftësitë përkatëse për përmbushjen e detyrave të ekspeditës. Stafi përbëhej nga udhëheqësi Cesare Balzi, Massimiliano Canossa, nënkryetari i ekspeditës, Michele Favaron fotograf nënujor, fotograf i jashtëm Beni Haxhiaj, Edoardo Pavia, fotograf nënujor Mauro Pazzi, përgjegjës i nismës Igli Pustina (Presidenti shqiptar i Federatës Nënujore). Ata ndoqën operacionet e arkeologëve Mariglen Meshini, përfaqësues i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të Tiranës dhe Kriledian Cipas, përfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Jugore të Vlorës. [caption id="attachment_247061" align="aligncenter" width="848"]Ekipi nënujor i IANTD Ekspedita “Regina Margherita” 2016 nga e majta Igli Pustina, Edward Pavia, Mauro Pazzi, Michele Favaron, Cesare Balzi dhe Massimiliano Canossa (Foto nga Ben Haxhiaj - © IANTD srl)
[/caption] Si pjesë e ekspeditës, në lindje të ujërave të Karaburunit u lokalizuan edhe rrënojat e anijes italiane “Andromeda”, e cila u fundos natën mes 16 dhe 17 Marsit të vitit 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore nga luftanija britanike “Fairey Swordfish”. Bashkë me fundosjen e Andromeda u shuan 50 jetë njerëzish. 45 prej trupave nuk u gjetën kurrë, ndërsa të mbijetuarit ishin 87. Ekuipazhit të anijes, atyre që humbën jetën dhe të mbijetuarva iu dekretua vlerësimi ushtarak "Kryqi i Luftës", në 23 Qershor të 1941. [caption id="attachment_247062" align="aligncenter" width="848"]Napoli 1938 - Anija “Andromeda”, në nder të kancelarit të Rajhut (Foto nga Erminio Bagnasco)
[/caption] Përktheu dhe përshtati: tvklan.al