Babë e bir pickohen nga gjarpëri vdekjeprurës


Babë e bir pickohen nga gjarpëri vdekjeprurës

12:51 07/01/2017

Babë e bir u pickuan nga një gjarpër tigër në shtëpinë e tyre në Australi, pasi i vogli e gjeti zvarranikun në banesë dhe nisi të luante me të.

Matt Horn u pickua dy herë teksa po përpiqej të mbronte djalin e tij 11 – vjeçar Braeden.

Gjarpëri pickoi fillimisht të miturin, por babai në përpjekje për ta shpëtuar mbeti i bllokuar në dhomë.

Sipas të përditshmes “The Telegraph”, gjarpërinjtë tigër zakonisht janë të qetë, por bëhen agresivë dhe tmerrësisht të rrezikshëm nëse sulmohen apo janë nën stres.

Fatmirësisht, babë e bir janë jashtë rreziku për jetën, kryesisht pasi thërritën në kohë ambulancën./tvklan.al






Të ngjashme