Mavraj debuton te Hamburg
Mërgim Mavraj debutoi me Hamburg. Mbrojtësi i Kombëtares zbriti në fushë me ekipin e ri edhe pse në një turne miqësor në Dubai. Skuadra gjermane fitoi 5 – 0 takimin me Al Nasr dhe Mavraj luajti për 75 minuta.
Shqiptari tregoi siguri në prapavijë ashtu siç tha edhe trajneri i Hamburg, Markus Gisdol, i cili e vlerësoi me nota pozitive integrimin e tij mbrojtësit me grupin.
Mërgim Mavraj pritet të kthehet një pikë kyçe për ekipin që po përpiqet të qëndrojë në Bundesliga 1. Pak ditë më parë 30-vjeçari firmosi një marrëveshje deri në qershor të 2019 me Hamburg. Në pjesën e parë të sezonit ai luajti me Klon ku shkëlqeu dhe tani është në garë për qendërmbrojtësin më të mirë.
është hapur në faqen e Bundesliga deri në fund të muajit. Ndeshja e parë zyrtare për Mavrajn do të jetë më 21 janar në fushën e Wolfsburg dhe ai ka kohë për të përshtatur më shumë me ekipin e ri./ TV KLAN