Grabitet me armë zjarri farmacia në kryeqytet
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë pasdites në kryeqytet. Pre këtë herë ka rënë një farmaci në rrugën “Siri Kodra”.
Sipas policisë, rreth orës 18:18 një person në të 20 – tat, dyshohet se nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 lekësh.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorit./tvklan.al