Foto/ Nuk është ashtu siç duket
Një video e publikuar ku tregohet një fëmijë i cili është duke tërhequr trupin e një gruaje të pajetë është bërë virale në internet por në fakt kjo nuk është ashtu siç duket.
Klipi prej 20 sekondash i postuar nën hashtagun #DeadPose është trendi më i ri i rrjeteve sociale ku njerëzit shtiren si të vdekur dhe i bëjnë të tjerët ta besojnë këtë.
Vajza e vogël e ka besuar të gjithë skenën dhe ka filluar të qajë me të madhe ndërkohë që tezja e saj që shtirej si e vdekur nuk e prishi pozën e saj.
Videoja është filmuar nga mamaja e vogëlushes dhe motra e tezes “së vdekur” në Afrikën e Jugut dhe besohet tashmë se do i hiqet kujdestaria për neglizhencë ndaj fëmijës së saj. Justifikimi i saj ishte se e bija e kishte kuptuar çfarë po ndodhte dhe gjatë gjithë kohës ishte duke u shtirur./tvklan.al