Renditja e FIFA, Kombëtarja humb dy vende
Kombëtarja Shqiptare ka humbur 2 vende në renditjen e FIFA-s.
Në vendin e 51, Kuqezinjtë ranë pasi janë ngritur skuadra të tjera si Arabia Saudite apo Nigeria. Pritet që muajin e ardhshëm Shqipëria të humbë të tjera vende.
Kombëtaret afrikanë të impenjuara në Kupën e Kombeve gjatë muajit Janar mund të fitojnë pozicione që do të rezultojnë në dëm të Shqipërisë.
Rivalët e Kombëtares Shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2018 nuk kanë ndryshuar pozicione, me përjashtim të Lihtenshtejnit. Spanja ruan vendin e 10, Itali të 16-in, Izraeli vendin e 55-të, Maqedonia në vendin e 162-të, ndërsa Lihtenshtejni ka fituar një pozicion.
Këtë klasifikim e kryeson kombëtarja e Argjentinës. Në ndjekje janë Brazili dhe Gjermania.
Tv Klan