Burri i parë që ka mbetur shtatzënë rrëfen se ka marrë kërcënime me vdekje


Burri i parë që ka mbetur shtatzënë rrëfen se ka marrë kërcënime me vdekje

11:15 13/01/2017 https://youtu.be/ulBG9M0UopE

Shtetasi i parë britanik që do të ketë një fëmijë, thotë se ka marrë kërcënime me vdekje pasi u bë i ditur  lajmi i shtatzënisë së tij.

Gjatë kësaj jave, Hayden Cross rrëfeu në “The Sun” se është katër muajsh shtatzënë. 20-vjeçari, i cili ka lindur femër dhe që synon të ndryshojë të gjininë jeton që prej 3 vitesh si burrë dhe mbeti shtatzënë pas gjetjes së një donatori sperme në Facebook.

Ai ka vendosur tashmë të presë për ndryshimin e gjinisë së tij pasi të lindë.

“Njerëzit më kanë përgëzuar dhe më kanë urryer për vendimin që unë kam marrë. Por shumica e njerëzve kanë reaguar me të vërtetë shumë keq. Më kanë kërcënuar madje edhe me vdekje”, tha ai për “Lorraine”.

“Shumë njerëz nuk munda ta kuptojnë situatën time dhe unë e kuptoj këtë, por dua vetëm që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm se ka njerëz si mua që nuk kanë askënd për t’i mbështetur”, shtoi ai.

Cross tha se ka mbështetjen e miqve dhe nënës së tij dhe tha se do të vazhdonte me mendimin e ndryshimit të gjinisë pas lindjes./tvklan.al

 






Të ngjashme