Ngjarjet qiellore që po shkaktojnë panik
Teoricienët besojnë se apokalipsi është çështje orësh.
Fanatikët e teorive konspirative janë të bindur se fundi i botës do të shkaktohet nga fati i keq i së premtes së 13 – të dhe dy ngjarje jashtëtokësore.
Një natë më parë mund të dallohej Venusi i shndrritshëm, hera e parë pas tetë vitesh, teksa
Hëna Ujk
qëndonte në qiell.
Kombinimi i këtyre fenomeve qiellore dhe fakti që e premtja e 13 –të është sot ka mjaftuar që disa besimtarë t’i kapë paniku.
Siç shkruan “The Sun”, disa teoricienë fetarë cituan pasazhe nga Bibla për të mbështetur pretendimet e tyre.
Luka 21:25: “Do të ketë shenja nga Dielli dhe Hëna dhe yjet; dhe mbi Tokë ankthi i kombeve me konfuzion; deti dhe valët”.
Ky pasash, sipas besimtarëve, mbështetet nga disa ngjarje natyrore që kanë ndodhur përgjatë dy ditëve. Dallgët janë krijuar për shkak të Hënës dhe planeti i dytë më pranë Diellit ka shndërritur më shumë se zakonisht.
Në të vërtetë ky pasash i Biblës besohet se i referohet Jeruzalemit, si fortresa e fundit dhe në vetvete rënia e tij, sipas Lukës do të vijë nga njerëzit mëkatarë dhe jo fenomenet kozmike.
Megjithatë, ata që duket se panikun e kanë pjesë të përditshmërisë së tyre kanë zgjedhur që të alarmojnë ndjekësit nëpër rrjete sociale./tvklan.al