
Qëlloi më armë dy persona, pranga 28-vjeçarit
Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar një 28- vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik dy persona. Në pranga ka rënë Albi Bashaliu, banues në fshatin Gjocaj, ku gjatë një konflikti për motive banale ka qëlluar me armë 57- vjeçarin me inicialet V. Sh, banues në fshatin Gjocaj dhe 38-vjeçarin me inicialet A.B. V.SH,banues në Peqin.
Sipas burimeve të policisë mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga ky konflikt me armë.
Policia sekuestroi në vendngjarje 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, 1 fishek i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62 mm si dhe automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të 38- vjeçarit.
Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al