“E dogja për së gjalli sepse turpëroi familjen”


“E dogja për së gjalli sepse turpëroi familjen”

12:29 17/01/2017

Një nënë, e cila dogji për së gjalli vajzën e saj, pasi u arratis me një mashkull të cilin familja nuk e donte, është dënuar me vdekje në Pakistan.

Parveen Bibi pranoi përpara një gjykate speciale në qytetin e Lahore se e kishte vrarë të bijën në Qershor të vitit të shkuar, pasi “kishte turpëruar familjen”.

Policia tha se 18 – vjeçarja Zeenat Rafiq u martua me Hassan Khan dhe jetoi me familjen e tij një javë përpara se të vritej.

[caption id="attachment_249477" align="aligncenter" width="810"]Parveen Bibi

Parveen Bibi

[/caption]

Gjykata dha dënimin me burgim të përjetshëm edhe për vëllai e saj Anees, pasi rezultoi se ai sëbashku me të ëmën e rrahën të renë brutalisht, përparas se Parveen t’i hidhte asaj vajgur dhe t’i vinte flakën.

Sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhuna ndaj gruas në Pakistan është alarmante.  

Vetëm në 2015 – ën raportohen më shumë se 1100 vrasje për shkak të nderit.

//tvklan.al





Të ngjashme