Krimet e Rënda pyesin mësuesen që bënte propagandë për ISIS
"Nxënësja – Zysh, a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?"
Pas transmetimit të këtyre pamjeve në emisionin "STOP", në Televizionin Klan, Policia e Shkodrës shoqëroi mëngjesin e së enjtes, Emine Alushin, mësuesen e Medresesë së Shkodrës. Më pas ajo u nis drejt Tiranës, ku po merret në pyetje nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Disa orë më pas iu komunikua masa e arrestit. Veprimet hetimore për këtë rast do t'i kryejë Prokuroria për Krimet e Rënda, për veprën penale të nxitjes dhe përhapjes së propagandës radikale. Një audioregjistrim në këtë Medrese tregon se si mësuesja u thotë nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti. Madje në audioregjistrimin e transmetuar në emisionin investigativ STOP, mësuesja thotë se nuk duhet të besohen ato që thuhen për ISIS. Biseda:Nxënësja
– Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?
Mësuesja
– Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.
Nxënësja
– Po.
Mësuesja
– Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.
Nxënësja
– Domethënë
janë të mirë?
Mësuesja
– Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.
Nxënësja
– Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.
Mësuesja
– Tamam.
Nxënësja
– Po, në të vërtetë janë të mirë.
Mësuesja
– Po normal, lajmet do t’i besojmë na?
Nxënësja
– O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?
Mësuesja
– Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin
Ladenin?Nxënësja
– Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?
Mësuesja
– Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?
Nxënësja
– Po mirë zyshe, Bin Ladeni…
Mësuesja
– Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.
/tvklan.al