“Don Bosko” pa drita. OSHEE: Faji, punimet e kompanisë private
Zona e “Don Boskos” ka mbetur pa energji elektrike ditën e sotme, pasi rreth orës 10.30. fidri A12, ka pësuar avari, duke lënë pa energji elektrike banorët deri në afërsi të rrethrrotullimit të “Zogut të zi”.
Sipas OSHEE fideri që ka pësuar avari ndodhet pranë kantierit, ku po ndërtohet aktualisht bulevardi i ri i Tiranës, dhe punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar atë, i cili sot dha shenjën e avarisë.
Elektricistët e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike./tvklan.al