Reali shet Ronaldon?
Pak kohë më parë Florentino Perez firmosi zgjatjen e kontratës së Cristiano Ronaldos, por mediat spanjolle kanë zbuluar një të vërtetë tjetër përtej kësaj.
Ronaldo nuk do ta përfundojë kontratën e tij me Real Madrid. Presidenti i Perez e kishte vendosur dy vjet më parë që ta shiste Ronaldon, por çështje të brendshme të klubit dhe më pas trofeu i 11-të i Champions ngadalësuan operacionin.
Tashmë që bota ka parë më të mirën e Cristiano Ronaldos, Perez kërkon ta largojë atë me qetësi nga klubi. Sipas Perez, Cristiano është amortizuar dhe ai ka një plan përfundimtar për portugezin. Ideja është që t’ua shesë kinezëve në sezonin 2018-19 që do të jetë edhe i fundit i futbollistit në Madrid.
Lëvizja mendohet se do të jetë e volitshme për të dy palët. Në radhë të parë Realit, pasi do të marrtë një grusht milionash për një futbollist që në atë kohë mendohet se do të jetë në rënie të lirë.
Më pas Ronaldos, pasi ai do të shndërrohet në një perëndi në Azi, ku do të thyejë rekorde pagash para se të varë këpucët në gozhdë./Tv Klan