Palermo, alternativë për Ajetin


Palermo, alternativë për Ajetin

17:39 20/01/2017

Arlind Ajeti nuk po gjen hapësirë te Torino edhe pse është pjesë e skuadrës prej verës së kaluar. Mbrojtësi i Kombëtares është aktivizuar vetëm në ndeshjen e Kupës së Italisë me Pisa.

Sipas torinezes “Tuttosport” mund të ketë një zgjidhje për të, Palermo. Skuadra siciliane po përpiqet t’i shpëtojë rënies dhe sipas gazetës është një ide për një shkëmbim me Edoardo Goldaniga.

Një hipotezë e ngritur nga “Tuttosport”, që mund të jetë një zgjidhje për Ajetit, i cili shkëlqeu në finalet e Euro 2016, madje duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes në fitoren me Rumaninë.

Arlind Ajeti firmosi disa muaj më parë me Torino me shpresën për të qenë protagonist, por trajneri Sinisa Mihajlovic nuk e ka preferuar deri më tani. Arlind Ajeti u bë pjesë e Serie A në fillim të vitit të kaluar duke luajtur për Frosinone, që nuk i shpëtoi rënies, një kategori më poshtë./ TV KLAN






Të ngjashme