Konflikti për atësinë, nëna mbyt foshnjën 2 muajshe
Konflikti për atësinë, nëna mbyt foshnjën 2 muajshe
Shpërndaje
10:53 30/04/2014Konflikti për atësinë është bërë shkak që një nënë e re të mbysë foshnjen e saj dy muajshe. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fashtin Kuturman të Librazhdit, ku 30-vjeçarja Lola Lleshi për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin Oltjan Lleshi për atësinë e fëmijës, ka ndërmarrë aktin makabër.Në fillim 30 – vjeçarja ka pretenduar se foshnja ishte mbytur duke i dhënë gji, por nga hetimet e policisë rezultoi se ajo e kishte mbytur vetë. Pas provave që iu paraqitën Lola Lleshi ka pranuar autorsinë e krimit.Policia ka arrestuar 30-vjeçaren dhe ndaj saj rëndon akuza e vrasjes me paramendim.tvklan.al/M.S