Turqia drejt referendumit për ndryshimin e sistemit


Turqia drejt referendumit për ndryshimin e sistemit

11:05 21/01/2017

Pas javësh tensioni, grindjesh e rrahjesh në parlament, deputetët turq miratuan ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Erdogan duke i hapur rrugë çuarjes së vendit në referendum.

339 deputetë turq votuan të Shtunën pro ndryshimeve kushtetuese në 18 nene, mes të cilëve është edhe ndryshimi i sistemit qeverisës nga ai parlamentar në atë presidencial.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se me shumë gjasa referendumi do të mbahet në muajin Prill.

Kryeministri Binali Yildirim,  i cili kryeson edhe Partinë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, përgëzoi deputetët për ndryshimet kushtetuese. “

Populli ka fjalën e fundit

,” tha ai.

Ne e kemi bërë punën tonë. Tani e dorëzojmë çështjen tek i zoti, populli ynë

,” tha Yildirim.

Por, lideri i partisë opozitare Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicaroglu i kërkoi popullit “

ta prishë lojën që është luajtur në parlament

”.

Ky gabim që është bërë në parlament mund të kthehet mbrapsht nga populli,

” tha ai. Partia Republikane Popullore (CHP), dhe Kurdët e HDP-së thonë se ndryshimet kushtetuese e kthejnë Turqinë në diktaturë.

Ndryshimet kushtetuese mund të miratohen me shumicë të thjeshtë, ose me 50 + 1 të votave të popullit turk.

Çfarë ndryshon?

Nëse paketa me ndryshimet kushtetuese votohet në referendum – siç është propozuar nga partia që Erdogani ka drejtuar derisa u bë president në 2014 – Turqia do të kthehej nga sistem parlamentar në presidencial, duke i dorëzuar frerët e tre trupave legjislative në duart e një trupe ekzekutive që do të kishte Erdoganin në krye.

Reformat do të shfuqizonin rolin e kryeministrit teksa do t’i garantonin autoritet presidentit për të nxjerrë ligje, deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, shpërndarë parlamentin dhe për të emëruar ministra, zyrtarë publikë dhe gjysmën e gjyqtarëve kryesorë.

Këto ndryshime po ashtu do t’i jepnin mundësi Erdoganit, i cili ka drejtuar Turqinë si kryeministër mes viteve 2002-2014 të mbetej president i vendit deri në vitin 2029.

Nëse populli turk thotë po, atëherë presidenti do të mund të jetë edhe lider partie.

Parlamenti mund ta kishte ndryshuar kushtetutën direkt nëse do të kishte arritur numrin 367 të votave nga 550 ndenjëse që ka Parlamenti Turk, por Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe nacionalistët arritën vetëm të kalonin numrin 330 që e çon vendin në referendum.






Të ngjashme