Dy shokët përleshen pas disa gotave alkool, përfshiehn dhe familjarët
Të dy shok, por pas disa gotave alkool nuk njihen më. Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin, pas konsumimit të disa gotave alkool. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllovë, në Dibër.
29-vjeçari E.Ç dhe 27-vjeçari V.B, të dy banues në fshatin Trojak kishin zbritur në fshatin Sllovë për të “kaluar mirë”.
Por alkooli i çoi drejt përleshjes brenda në lokal. Nuk mbaroi me kaq edhe rrugës për në fshat dy të rinjtë janë përleshur sërisht.
E siç e kërkon “tradita” dy të rinjtë kanë njoftuar dhe familjarët e tyre duke bërë që sherri të marrë përplasa të mëdha.
29-vjeçarit E.Ç i erdhi në ndihmë babai 59 vjeç, ndërsa 27-vjeçarit V.B dy vëllezërit e tjerë. Në përleshje e sipër babai i 29-vjeçarit plagos me thikë një nga vëllezërit e 27-vjeçarit.
Po ashtu i plagosur rëndë me sende të forta ka mbetur edhe 29-vjeçari E.Ç.
Falë ndërhyrjes së policisë ky shërr mbaroi me kaq, ndërsa në pranga kanë përfunduar: M. Çera, 59 vjeç dhe 24-vjeçari H. B (vëllai i 27-vjeçarit V.B)./tvklan.al