“Hoteli i tragjedisë”, ende shpresa për të mbijetuar
Ka akoma shprese nën rrënojat e hotelit “Rigopiano” nga ku 11 persona kanë dalë gjallë. Gërmimet intensive vijojnë edhe pse kushtet ekstreme të motit dhe dëmet e paimagjinueshme që ka shkaktuar përplasja e ortekut, ngadalësojnë ritmin.
4 persona u nxorën gjallë natën e kaluar. Historia që treguan për mediat italiane ishte si një përrall e keqe.
Rreth 58 orë të ngecur nën rrënojat e mbuluara me dëborë, Giorga dhe i fejuari i saj kanë mbijetuar duke ngrënë dëborë. “Ndjehesha e mbyllur ne një kuti”, tregon ajo për “Il Corriere”.
11 janë të mbijetuarit deri tani, 5 janë viktimat, ndërkohë 23 persona rezultojnë ende të humbur.
Ekipet e shpëtimit në vendngjarje thonë se nuk kanë dëgjuar me zhurma nga rrënojat, por kjo nuk do të thotë qe nuk ka të mbijetuar të tjerë. Shpresat mbeten të mëdha.
Kushtet e motit kanë ndryshuar. Shiu që po bie në 1200 metra lartësi e rendon dëborën që ka mbuluar rrënojat e hotelit, ndërkohë ka ende rrezik për një tjetër ortek mund të shkëputet nga mali Gran Sasso, rrëzë të cilit ishte vendosur hoteli i tragjedisë./ TV KLAN