Ja çfarë do na ndodhte nëse do lëshoheshin të gjitha armët bërthamore në Tokë


Ja çfarë do na ndodhte nëse do lëshoheshin të gjitha armët bërthamore në Tokë

20:30 23/01/2017

Deri më tani 2017 numëron 14,900 armë bërthamore dhe shumica e tyre i përkasin SHBA-së (6800) apo Rusisë (7000). Mbretëria e Bashkuar ka 215, Kina 260, Koreja e Veriut 10 dhe disa vende të tjera mbajnë një pjesë të vogël të bombave bërthamore.

Sipas Komisionit Gjithëpërfshirës për Armët Bërthamore, shpërthimi më i madh bërthamor në histori ka qenë ai i Bashkimit Sovjetik në vitin 1961 “Bomba Tsar”. Sipas një testimi bomba përmbante 50 megaton, më shumë se 3,800 herë më e fuqishme se bomba Hiroshima.

Dhe kjo ishte një bombë e vetme.

Jo të gjitha armët bërthamore kanë të njëjtat aftësi, por SHBA dhe Rusia kanë llojet më të fuqishme: armët termonukleare.

Shpërthimi fillestar

Duke supozuar se të gjitha 13.800 bombat do të shpërthenin në sipërfaqe dhe do të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë në të gjithë botën, 94 kilometra të planetit tonë do të zhdukeshin menjëherë dhe 232,000 kilometra katrorë infrastrukturë do të shpërthenin në sekondë.

Një shtëllungë e madhe tymi do të krijohej pothuajse menjëherë, duke zhdukur gjithçka brenda një rrezeje prej 79,000 kilometrash dhe ata që do mbijetonin do merrnin në trup djegie të shkallës së tretë.

Pasojat

Rrezatimi pasues jonizues në atmosferë do të ndoste një sipërfaqe prej 284,000 kilometrash katrorë, kështu që shumica e atyre që do e përballonin do merrnin rrezatim atomik./tvklan.al






Të ngjashme