Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren
Një e moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martën në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re.
Policia e Tiranës thotë se Rafeza Bako, 77 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Nisan”, që drejtohej nga 23-vjeçari Shpëtim Sulçe.
E moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor për veprime të mëtejshme proceduriale./ tvklan.al