Rilindja Urbane, investime për 30 bashki në 2017
30 bashki do të përfitojnë nga fondi i qeverisë për Rilindjen Urbane që parashikon financimin e 30 projekteve të hartuara nga vetë njësite lokale, por që këtë vit do të ketë një veçanti përveçse do të përfshijë dhe zonat rurale projekti duhet të përmbyllet brenda vitit, pasi përndryshe fondet do të digjen.
Kryeministri Edi Rama i garantoi të zgjedhurit lokal se, investimet do te përzgjidhen të kryen duke u vlerësuar projektet që do të sjellin pavarësisht nëse vijnë kryebashkiak të majte apo të djathtë.
Rama iu kërkoi të fokusohen tek reforma e ujit, qe siç tha qeveria nuk ka ndërmend të heq dorë pavarësisht vështirësive që kane hasur në realizimin e saj.
Në takim me krerët e pushtetit lokal kryeministri lajmëron dhe fillimin e procedurave brenda javës së ardhshme për fazën e parë të projektit për rrugën e Arbrit./ TV KLAN