Ajri i Tiranës, i ndotur 50 % mbi normat


Ajri i Tiranës, i ndotur 50 % mbi normat

15:00 24/01/2017 https://youtu.be/ReHPfGt3JnE

Kryeqyteti vazhdon të ketë ajër të ndotur. Pm10 apo grimcat e pluhurit janë 50 % më shumë se norma e lejuar e Bashkimit Evropian, prej 40 mikrogram për metër kub.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se ndotësit kryesore janë makinat dhe niveli është më e larte aty ku trafiku është më i rënduar.

Julian Beqiri, drejtor i AKM:

Ndotja është 50% mbi normat e BE, këtë vit ajo është 63mikron. Në kryqëzime me trafik ndotja është shumë më e madhe, te 21 dhjetori arrin edhe 120 mikron.

Edhe bashkia e Tiranës ka nisur monitorimin e cilësisë së ajrit, për çdo ditë. Matjet tregojnë përmirësim me vitin e kaluar, por në vlera të ulëta.

Problemet kryesore qe shkakton ndotja janë alergjitë në rrugët e frymëmarrjes. Mjekët alergologë thonë se ajri i ndotur është shkaktari kryesor që ka çuar në dyfishimin e rasteve me alergji në 10 vitet e fundit.

Bashkia e Tiranes shpjegon se ka ndërmarre disa masa për përmirësimin e cilësisë se ajrit. Ditët pa makina, shtimi i korsive të biçikletave dhe aksionet e pastrimit janë vetëm disa prej tyre. Drejtues te saj thonë se edhe projektet e reja synojnë uljen e ndotjes.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, cilësia e ajrit ka ardhur duke u përmirësuar në 5 vitet e fundit.

Në 2011, niveli i pm10 në kryeqytet ishte 120 mikrogram për metër kub, ndërsa në 2015 vlera vjetore e monitoruar është 64.95. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndotja e ajrit është shkak për miliona vdekjeve në botë./ TV KLAN






Të ngjashme