Arrestimi i Lorenz K, sa i rrezikshëm është shqiptari?!


Arrestimi i Lorenz K, sa i rrezikshëm është shqiptari?!

21:45 24/01/2017

Arrestimi i një 17 – vjeçari shqiptar dhe marrja në pyetje e një 12 – vjeçari, nën dyshimet e akuzave për sulme terroriste, ngrenë pikëpyetjen e mediave austriake, se sa të rrezikshëm janë këta adoleshentë?

Sa i rrezikshëm është Lorenz K.? Në një artikull të gazetës austriake “

Kurier

” ngihen një sërë pyetjesh lidhur me rolin e shqiptarit të arrestuar.

Cilat ishin planet e tij për sulmin terrorist në metronë e Vjenës?

Gazeta ngre gjithashtu pyetjen, përse vetëm dy media kishin shumë informacion lidhur me këtë ngjarje, madje

“Kurier”

nuk nguron të përmendë edhe Ministrin e Brendshëm, Wolfgang Sobotka, i cila tha se një sulm i mundshëm ishte planifikuar, ndërkohë që në banesën e shqiptarit të arrestuar nuk u gjet asnjë bombë apo sasi eksplozivi.

Çfarë provash ka për sulmin e pretenduar?

Thuhet se Lorenz K. kishte shprehur planin e tij për të sulmuar Vjenën në një bisedë në internet. Gjithashtu, edhe Ministria e Brendshme ka thënë se Lorenz.K kishte kontakte virtuale me qarqet ekstremiste, por nuk thuhet nëse ai ishte thjesht vizitor apo një anëtar i tyre.

Kjo mbetet ende e paqartë,

thotë gazeta.

Kush janë bashkëpunëtorët?

Ditën e diel, një djalë 12 – vjeçar është marrë në pyetje, pasi pretendohet se ishte bashkëpunëtor me Lorenz K. Ndërsa një 21 – vjeçar është marrë në pyetje në Gjermani, pasi është cilësuar si një bashkëpunëtor i mundshëm i shqiptarit Lorenz K. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai tha se nuk kishte asnjë lidhje me shqiptarin dhe se policia gjermane nuk kishte prova për të vërtetuar historinë.

Si arriti policia austriake të identifikonte Lorenz. K?

Zyra Federale dhe policia austriake ka marrë indikacione nga një shërbim i huaj sekret, ku thuhej se ishte planifikuar një sulm në Austri, në mes të 15 dhe 30 janarit, por nuk kishte një emër konkret dhe qëllimin e saktë, siç theksohet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Ku është bomba që dyshohej se do përdorej në sulmin e metrosë?

Deri më tani nuk është gjetur asnjë sasi eksplozivi. Edhe pse është thënë se është në Gjermani, por ende nuk është gjetur asnjë bombë, edhe në kontrollet e banesave të 21 – vjeçarit dhe 12 – vjeçarit.

Cila është lidhja e Lorenz K. me ISIS?

Sipas Ministrit të Brendshëm Sobotka, Lorenz K. gjatë rrëfimit të tij pranoi se kishte lidhje me Shtetin Islami, por provat nuk janë të mjaftueshme.

A janë shtuar masat e sigurisë pas këtij arrestimi ?

Sipas Karl Mahrer nuk duhet ketë frikë në Vjenë, por duhet që shteti të tregohet vigjilent.

A përshtaten profili Lorenz. K me një xhihadist?

Nëpër të gjitha sulmet në Europë, nga Parisi në Bruksel, në Berlin, ajo është vihet re është se të gjithë autorët e krimit janë njerëz të rinj dhe me pak shpresa për të ardhmen. Pra, ata bëhen pre e lehtë për predikuesit radikalë.

Lorenz K. duhet të ketë pasur kontakt me qarqet ekstremiste. Fakti që Lorenz K., sipas hetuesve, ka përfshirë një 12 – vjeçar në një sulm të mundshëm terrorist nuk do të ishte e pazakontë ndërkombëtarisht./tvklan.al






Të ngjashme