Truproja e Trump ditën e inaugurimit me duar artificiale, të tijat i kishte fshehur nën xhaketë
Mediat sociale janë mbushur me hamendësimet se një prej agjentëve të Shërbimit Sekret që mbrojnë presidentin Donald Trump, kishte duar artificiale, ndërkohë që duart e tij të vërteta i kishte fshehur nën xhaketën e tij dhe mbante një armë.
Teoria buron nga analiza e pamjeve filmike të presidenti Trump dhe gruas së tij Melania në sheshin e Pennsylvanisë, pas inaugurimit të së premtes. Ata duken të rrethuar nga një ekip truprojash të stërvitur. Një nga agjentët kishte ardhur përkrah Trump me nj mision të veçantë. Rrethimi presidencial i limuzinave udhëtoi për më shumë se 2 kilometra poshtë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, herë pas here duke dalë jashtë për të përshëndetur turmën. Sytë e agjentit tullac lëvizin vazhdimisht, duke skanuar turmën për ndonjë shenjë të ndonjë atentatori të mundshëm, por krahët e tij nuk lëvizin në asnjë foto të shkrepur. Dora e tij e djathtë është e nxjerrë jashtë dhe dora e tij e majtë është e bërë grusht me një gisht të dalë duke prekur gishtin e vogël të anës tjetër. /tvklan.al