OSHEE i përgjigjet Bashës: Ja e vërteta për vetëvrasjen e të riut
OSHEE ka reaguar në lidhje me deklarata e kreut të PD-së, sipas të cilit një 31-vjeçar është vetëvarur pasi nuk kishte para të paguante dritat.
Në një deklaratë për mediat OSHEE sqaron se: “Abonenti Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja”
Muça, thotë OSHEE ishte një ndër 450 mijë abonentët që kanë lidhur aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste.
Ai kishte lidhur AKM me OSHEE më 22 dhjetor 2016, pasi ishte debitor.
Pasi ka shlyer një këst, bashkë me faturën e muajit përkatës me vlerë 340 lekë, dhe sipas grafikut, kishte ende kohë të paguante këstin e radhës, prej 2800 lek në zbatim të marrëveshjes lehtësuese.
•Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast, thotë OSHEE dhe nuk ka qenë nën presionin./ tvklan.al