Hije skandali me gruan e kandidatit francez
Bashkëshortja britanike e Francois Fillon, e cila shpreson të bëhet zonja e parë e Francës, dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar.
Penelope Fillon, 60 vjeç, flitet se ka fituar me shumë së gjysmë milioni euro për punën si asistente e bashkëshortit të saj, kandidatit republikan për presidencialet franceze.
Shuma e konsiderueshme e parave është totali i një pune 10 vjeçare, e paguar nga fondet e parlamentit Francez, kur Fijon ishte deputet. Për më shumë se nje dekadë, kjo pagesë e vazhdueshme ka mbetur si një marrëveshje familjare e pakundërshtuar. 60 vjeçarja akuzohet gjithashtu se është paguar më shumë të konsiderueshme pa bërë asnjë punë reale edhe nga një mik i burrit të saj i cili kishte në pronësi një reviste.
Lajmi është publikuar nga një gazete investigative franceze, e cila thekson se znj Fillon në të vërtetë nuk ka qenë e punësuar në zyrën parlamentare të bashkëshortit te saj.
Punësimi i familjareve nuk është i ndaluar me ligj në Francë, por gazeta pretendon se ka dëshmitarë që tregojnë se Fillon në te vërtetë nuk ka punuar asnjë ditë dhe se këto para i ka përfituar në mënyrë të pandershme. 60- vjeçarja njihet në Francë si një shtepiake e devotshme e cila pjesën më të madhe të kohës e kalon pranë 5 fëmijëve të çiftit.
Tv Klan