
Shkatërrohet grupi i kokainës, në pranga ish – oficeri i policisë që drejtonte rrjetin
Ky është momenti i arrestimit të ish – efektivit të policisë së Laçit, Gjergji Gjinaj, në rrugën “Vllazën Huta” në kryeqytet.
49 – vjeçari u kap të mërkurën në mbrëmje, gjatë operacionit të koduar “January”. Bashkë me Ismail Allushin, 49 – vjeç dhe Armond Kurti 41 – vjeç, specialist pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, ata dyshohet se ishin përfshirë në shpërndarjen e kokainës në Tiranë.
Fillimisht efektivët e policisë ndaluan Gjergji Gjinajn, siç duket në këto pamje të shpërndara nga policia. Në automjetin e tij Fiat u gjet rreth 1 kg kokainë. Në një distancë prej 10 metra më tej ishte Armond Kurti, në një makine Audi A4, i cili kontrollonte lëvizjet e dyshimta të personave në këtë zonë.
Sapo u ndalua ish – polici Gjinaj, Armond Kurti u largua bashkë me mjetin e tij, duke mos iu ndaluar postbllokut të policisë. Ai u shpall në kërkim nga policia.
Gjatë kontrolleve të banesave Gjinajt dhe Ismail Allushit, efektivët gjetën edhe 12 gramë të tjera heroinë dhe 6750 euro dhe disa doza heroinë.
Tv Klan