Vdes foshnja 2 muajshe në banesë
Durrës-Një foshnjë 2 muajshe, me inicialet A.B ka ndërruar jetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar thotë se nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga motori. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:00, në rrugën Manëz- Gjiri I Lalëzit, në fshatin Rrotull.
47-vjeçari Sh. F, banues në Shkafane, duke drejtuar motorin papaq, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Ai është gjetur nga familjarët pa shenja jete./ tvklan.al