Bakaj te Tirana në fazën e dytë


Bakaj te Tirana në fazën e dytë

18:00 26/01/2017

Elis Bakaj do të luajë për Tiranën në pjesën e dytë të sezonit.

Mesfushori arriti akordin me drejtuesit e klubit bardheblu ku është stërvitur pasi ndërpreu kontratën me RNK Split.

29-vjeçari ka luajtur edhe më parë me Tiranën, hera e fundit sezonin e kaluar kur ishte edhe shënuesi më i mirë i ekipit.

Elis Bakaj është i vetmi afrim për ekipin kryeqytetas gjatë merkatos së Janarit. Nga bardheblutë janë larguar disa lojtarë mes tyre Gjergji Muzaka dhe Erjon Vucaj./Tv Klan

 






Të ngjashme