Vrau me thikë policin, 6 vite burg për adoleshenten


Vrau me thikë policin, 6 vite burg për adoleshenten

19:53 26/01/2017

Një gjykatë gjermane ka dënuar me 6 vite heqje lirie një adoleshente gjermane me origjinë nga Maroku, pasi me urdhër të militantëve të Shtetit Islamik, ajo vrau me thikë një polic në një stacion treni të Hanoverit.

Siç raporton Reuters, Safia S., 16 – vjeç dhe me nënshtetësi të dyfishtë, është dënuar për vrasje në tentativë dhe për përkrahjen e dhënë grupit terrorist.

Ekipi i saj i mbrojtjes në Gjykatën e Lartë në qytetin jugperëndimor të Karlsruhes, ka thënë se do e dërgojë rastin ne apel duke e kundërshtuar vendimin për dënimin e saj me gjashtë vjet burg.

Gjermania prej disa muajsh po përballet me dhunë të shtuar nga islamistët pas një seri sulmesh që janë kryer gjatë vitit 2016, më i rëndi kur një tunizian u fut me kamion në drejtim të njerëzve që festonin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Gjatë këtij sulmi terrorist më 19 Dhjetor, 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Prokurorët thonë se Safia S. ka udhëtuar në janar të vitit të kaluar në Stamboll ku është takuar me pjesëtarë të Shtetit Islamik, prej nga është planifikuar futja e saj në territorin sirian që e kontrollonin IS-i.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ajo ka marrë urdhërin për “sulm martir” në Gjermani.

Vjet, derisa ishte 15 vjeç, ajo e ka therë me thikë duke e lënduar seriozisht një polic gjerman në një stacion treni në Hanover, pasi e ëma e ktheu në Gjermani kanë thënë prokurorët./DW






Të ngjashme