Gjendet një trup i pajetë i mbytur në det
Një i moshuar është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, në Golem tek Mali i Robit, në bregun e detit. Sipas burimeve të policisë bëhet më dijë, se viktima është një mashkull i moshës 70 vjeç.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i moshuari është mbytur dhe dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg. Nuk konstatohen shenja dhune.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të mësuar shkaqet./tvklan.al